Pesë persona, mes të cilëve 4 shqiptarë, u arrestuan ditën e sotme në Frascati të Italisë, pasi u përfshinë në një përleshje të dhunshme.

Në pranga përfunduan një 23-vjeçar italian, nga Roma, i papunë dhe me precedentë të shumtë, dhe 4 shtetas shqiptarë nga 19, 22, 25 dhe 26 vjeç.

Ata u arrestuan nga dy policë, të cilët ishin jashtë orarit të punës, ndërsa 7 persona të tjerë u arratisën.

Sipas mediave italiane, përleshja kishte qenë e dhunshme, ku personat e përfshirë goditën njëri-tjetrin me grushte e shishe birre, përpara se të ndërhynin dy policët.

Dy prej të arrestuarve u dërguan në urgjencë, pasi kishin marrë në trup. Vetëm shqiptari 26 vjeç, të cilit iu gjet thika, u mbajt në burg, ndërsa të tjerët u dërguan në arrest shtëpiak.