Një djalë 25-vjeçar shqiptar u godit me thikë në kulmin e një sherri që shpërtheu në Stradella në Oltrepo, Itali.

Sipas hetimeve fillestare, dy grupe rivale, shqiptarë dhe egjiptianë, u përleshën për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Mësohet se gjendja e 25-vjeçarit banues në Montù Beccaria, në zonën e Pavias, paraqitet e qëndrueshme, ndërsa në spital ndodhen dhe 6 persona të tjerë me plagë më të lehta.

Përleshja, sipas mediave italiane, përfshiu shumë njerëz, por shumë u larguan para se të vinte policia.