Tiranë, 11 shtator 2014 – Një sherr masiv mes grupe të rinjsh ka ndodhur në orët vona të mbrëmjes në kryeqytet. Mësohet se 4 të rinj janë plagosur si pasojë e një sherri me thika e mjete të forta.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur tek sheshi ‘Shtraus’, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Policia bën me dije se të plagosurit nga sherri janë dërguar në spital. Njëri prej tyre është Klevis Qordje, 15 vjeç.
Marrja në pyetje e të rinjve do mundet të zbardhë edhe shkakun e sherrit masiv.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





