Komisariati i Policisë së Shijakut ka nisur procedimin penal ndaj 3 personave, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrahur dy të rinj 24 dhe 27 vjeç.

“Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit K.K, L.K dhe E.M, vjeç 55, 21 e 31, banues në Xhafzotaj, pasi në “4  Rrugët Shijak”, kanë goditur me grusht shtetasit M.D dhe G.D, vjeç 24 e 27, banues në Xhafzotaj”, njofton policia.

Tre të proceduarit akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.