Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të stacionit të trenit në Durrës.
Nga konflikti fizik në lagjen nr.4 dyshohet se ka mbetur i plagosur një i ri, që është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Ndërkohë dyshohet se edhe nga rivalët me të cilët është konfliktuar i riu ka të plagosur.
Mësohet se i riu, identiteti i të cilin ende nuk dihet, ka marrë plagë në bark. Në urgjencën e spitalit ka prezencë të shtuar të policisë.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.