Finalja e Kupës së Brazilit mes Kruzeiros dhe Atletiko Mineiros u fitua nga Kruzeiro me rezultatin 1-0. Trofeu kaloi në plan të dytë, pasi kur kishin mbetur vetëm 30 sekonda lojë pati një sherr masiv.
Pjesë e përplasjes u bë edhe sulmuesi Hulk, që luan me Atletiko Minieron. Portieri Everson i këtyre të fundit, solli përplasjen e ashpër pasi goditi Kristianin nga ekipi i Kruzieros.
Lojtarët e Kruzieros reaguan pas veprimit të portierit Everson. Ndeshja duhet të ndalonte për rreth 10 minuta, që qetësia të kthehej. Në këtë takim u dhanë plot 23 kartonë të kuq.





