Në ndeshjen gjysëmfinale të primaverave (ekipet e të rinjve) Inter – Lazio e përfunduar me rezultatin 2-2 ku shënoi dy gola edhe sulmuesi i Kombëtares sonë Rey Manaj, ndodhi edhe ky sherr i madh që mori përmasa të rrezikshme. Golat e Manajt kualifikuan Inter në finale pasi takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 1-0 për milanezët.

Talenti 18-vjeçar është rikthyer me ekipin e të rinjve të Interit në një ndeshje mjaft të rëndësishme për ta, në gjysmëfinalen e kupës në ndeshjen ndaj Lazio-s. Manaj ka arritur të tregojë vlerat në këtë takim, duke shënuar dy herë në barazimin 2-2, por është Interi që shkon në finale, pasi kishte fituar minimalisht ndeshjen e parë. Me dy golat e shënuar, Manaj me siguri do të tërheqë vëmendjen e Mancinit për ta aktivizuar më shumë në ndeshjet e mbetura të kampionatit.