Një sherr masiv është regjistrua në ndeshjen gjysëm finale të kampionatit kombëtar të basketbollit U-16, mes Teutës dhe Partizanit.
Nga informacionet paraprake, mësohet se ka patur një sherr masiv mes lojtarëve dhe tifozëve të pranishën në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.
Në ambientet e jashtme të pallatit të sportit ka patur një prezencë të shtuar të efektivëve të policisë, siç duket dhe në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon.
Nuk dihet ende motivi i sherrit masiv dhe nëse ka persona të shoqëruar në komisariatin e policisë.
Vijon…