Një serr masiv është regjistruar në qytetin e Bilishtit, ku janë plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve.
Trajan Celiku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39 vjeçar.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39 vjeçarin.
Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.
Trajan Celiku u konfliktua me 39 vjeçarin paraditen e sotme, e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë.
Gjatë sherrit, 39 vjeçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave.
Pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.





