Pesë persona, tre prej të cilëve në moshë të re, kanë mbetur të përfshirë në një sherr masiv të regjistruar ditën e martë në qytetin e Durrësit.
Policia bën të ditur se konflikti për motive të dobëta është konsumuar në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, “më datë 23.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit I.B, P.B, T.T, O.R dhe V.R, vjeç 28, 66, 29, 30 e 65, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 5, kanë goditur me grushte njëri tjetrin”.
Pesë persona që kanë kaluar për ndjekje penale akuzohen për “Lëndime të tjera me dashje”.





