Një sherr ka ndodhur në Paleo Faliro, ne daljen e një restoranti, mbrëmjen e së shtunës, ku si pasojë mbeti i plagosur një shqiptar. Katër persona u përfshinë në sherrin, i cili filloi nga një dyqan dhe vijoi në rrugë.

Një person i përfshirë në sherr qëlloi shqiptarin duke u larguar më pas bashkë me bashkëpunëtorët e tij me makinë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Voula Asklepieion.