LUSHNJE, 28 prill 2013– Mëngjesin e sotëm një tregtar ka humbur jetën pas një sherri me armë në tregun e fruta-perimeve në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur në tregun e fruta-perimeve janë dëgjuar të shtëna me armë.
Ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nga të shtënat ka humbur jetën një person.
Viktima identifikohet si Dashamir Qyrku 40 vjeç, tregtar nga Shijaku ndërkohë që burime nga vendngjarja bëjnë me dije se është qëlluar më armë nga Besnik Metaj, agjent tatimor, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Mbeten ende të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Në komisariat janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, pasi kanë qenë dëshmitarë okularë.





