Forcat e policisë kanë parandaluar një krim në një familje të Peqinit, ku djali 20 vjeç ka kanosur me armë zjarri babanë e tij.
Policia shkoi në kohë në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të riun Ardian Hudhri, banues në fshatin Çopanaj të Peqinit.
Sipas burimeve nga policia, gjithçka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, mes babë e bir, ku ky i fundit ka marrë automatikun duke kanosur të atin, shtetasin L.H., 45 vjeç.
Forcat e rendit kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit automatik model 56, kalibër 7.62 mm.