Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj 39-vjeçarit K.D.

Mësohet se shtetasi në fjalë akuzohet se një ditë më parë ka goditur me grusht dhe i ka dhunuar banesën 61-vjeçarit A.S.

Burime policore bëjnë të ditur se 61-vjeçari ka marrë lëndime të shumta si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të.

39 vjeçari K.D. akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunimi i banesës”.