Pas arrestimit të një polici ditën e djeshme në Tiranë, një tjetër efektiv policie ka rënë në pranga.

Uniformat blu arrestuan kolegun e tyre, 35-vjeçarin Besnik Demushi me banim në Shkodër dhe me detyrë oficer policie, pasi goditi me grushte punonjësin e policisë me inicialet B.K 36 vjeç, në ambientet e komisariatit. Sipas burimeve policore, përplasja fizike ndodhi pas një konflikti të çastit mes tyre.

Besnik Demushi akuzohet për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.