Jo vetëm burrat, por edhe gratë konfliktohen edhe rrahin njëra-tjetrën me grushte. Një sherr i tillë është shënuar në lagjen nr. 13 (Plazh) në Durrës.

Shtetasja E.M. 38 vjeçe, ka goditur me grusht shtetasen V.Ç., 35 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka qenë për motive të dobëta.

Ndërkohë për këtë çështje është njoftuar edhe policia, e cila ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për 38-vjeçaren.