Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi rrahën me grushte një person.
Bëhet fjalë për J. Ç., 55 vjeç, dhe A. Ç., 57 vjeç. Sipas njoftimit, Komisariati i Policisë Lushnjë shpalli në kërkim policor dy vëllezërit, të dy banues në Bitaj, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.