Dy persona, mes të cilëve një i huaj janë konfliktuar fizikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, teksa fillimisht ata kanë debatuar, dhe më pas sherri ka përshkallëzuar në përdorimin e dhunës fizike.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shtetasi i huaj është dërguar në spital me urgjencë për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e konfliktit, sakaq burimet bëjnë me dije se i huaji është jashtë rrezikut për jetën.