Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.

Në pranga ranë Armir Hoxha 36 vjeç dhe Selami Ukperaj 23 vjeç.

Për motive të dobëta, Armir Hoxha ka kërcënuar dhe kanosur me armë të ftohtë në formë hanxhari me gjatësi 70 cm, shtetasin Selami Ukperaj. Por gjatë shoqërimit në Komisariat të të dy protagonistëve, 23-vjeçari Ukperaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i të dyve. Armir Hoxha akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ndërsa Selami Ukperaj për veprën penale “Kundërshtimi ipunonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.