Tre të rinj nga Durrësi janë përfshirë në një sherr një ditë më parë, ku njëri prej tyre ka përdorur edhe armë të ftohta kundrejt dy të tjerëve.
Shtetasit e përfshirë në ngjarje janë S.J., 22 vjeç dhe dy 17-vjeçarët B.Gj. dhe A.P., të tre banues në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, ka qenë 22-vjeçari ai që ka goditur me kaçavidë dy adoleshentët.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 (Plazh), ndërsa nuk sqarohen arsyet që i shtyu të rinjtë në këtë konflikt që agravoi deri në përdorimin e kaçavidës.
Të dëmtuarit kanë marrë plagë të lehta, ndërsa ndaj autorit u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





