Një sherr mes dy personave në zonën e banesave sociale në Shkozë përfundoi fatmirësisht pa të dëmtuar.
Policia e Tiranës njofton se ka vë në pranga 27-vjeçarin Pal Prenga, ndërsa u referuan materialet për shtetasin tjetër D.M 31 vjeç nga Tirana.
“Gjatë një konflikti, janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin, ku shtetasi Pal Prenga e ka kanosur për jetën me të bërtitura dhe një armë tip “Shotgun”, ndërsa shtetasi D. M. kishte një levë hekuri në dorë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma, 5 fishekë dhe leva e hekurit. Parashikuar nga Nenet 280, 84, 89, 274 (Pal Prenga) e 90 (D. M.) të Kodit Penal”, sqaroi policia e kryeqytetit.





