Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 20-vjeçar ka dhunuar dhe ka plagosur me pirun nënën e tij.
Forcat e komisariatit numër 6 kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Klevi Liçi, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes ku pas një konflikti verbal i biri ka qëlluar me pirun në bark nënën.
Gruaja mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.





