TIRANE, 25 prill 2013 – Familjet e nxjerra forcërisht nga godina e banimit pranë “Petro Ninit” kanë nisur një grevë urie.
Banorët kundërshtojnë me forcë vendimin për t’i nxjerrë nga shtëpitë ku janë sistemuar dhe deklarojnë se do të vazhdojnë grevën, derisa të gjendet një zgjidhje për ta.
Banorët deklarojnë se nuk kanë asnjë mundësi tjetër strehimi përveç apartamenteve ku kanë jetuar gjithë këto vite. Në të njëjtën kohë ata pohojnë se nuk plotësojnë kushtet për të përfituar kredi dhe për pasojë nuk mund të sistemohen në banesa sociale apo në apartamente të tjera.
“Shumica prej nesh jemi në pension ose të papunë”,- pohojnë banorët që tre ditë më parë u përfshinë në përleshje me Policinë private dhe policinë e rendit, pasi përmbarimi i nxori jashtë nga shtëpitë e ish pronarëve.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





