Tre shtetas nga Shqipëria janë ndaluar nga policia në Dibër të Maqedonisë së Veriut.
Mediat vendase duke ju referuar policisë shkruajnë se Policia e Dibrës ka ndaluar sot shtetasit Z.E. (28), A.Sh. (34) dhe K.M. (38), të gjithë nga Republika e Shqipërisë.
Ndalimi i tyre është bërë pasi janë sjellë në mënyrë agresive ndaj E.S. nga Dibra, pronar i një objekti hotelier.
Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë raporti përkatës, thuhet në njoftimin e policisë.





