I jep fund jetës pas sherrit me të fejuarin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Korçës, ku 20-vjeçarja Erisa Veis është vetëhelmuar me fostoksinë, pas një debati që kishte pasur me të fejuarin dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë, 20-vjeçarja Erisa Veis është gjetur e pajetë në banesën e saj.
“Familjaret në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit. Shkak kanë qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin e saj”– thonë burimet.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





