Nje 32-vjeçar ka rene ne prangat e policise.

Policia e Kukesit ben te ditur se eshte arrestuar në flagrancë shtetasi Jeton Hallaçi, 32 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në qytet, për motive të dobëta, ka plagosur me mjete të mprehta shtetasin A.Rr., 20 vjeç, banues në Kukës.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet u referuan në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike", parashikuar nga neni 88/a i K.Penal.