Policia e Korçës bën me dije se sot një person i moshës 52 vjeç me iniciale A.S ka shkuar në spital i plagosur me thikë.

Mësohet se ky person pas një konflikti të çastit është plagosur me thikë nga dy persona të tjerë të cilët janë at e bir.

“Më datë 28.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me mjet mprehës (thikë) shtetasi A.S, rreth 52 vjeç, banues në Korçë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas pas një konflikti të çastit në lagjen nr 17 në Korçë, është plagosur me thikë nga shtetasit M.B, rreth 25 vjeç dhe A.B, rreth 51 vjeç (at e bir)

Shtetasi A.S, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.