Një nxënës shkolle është plagosur me thikë brenda ambienteve të shkollës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku nxënësi me iniciale D.D. 14-vjeçar është plagosur pas konfliktit që pati me një bashkëmoshatar.

I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 07.11.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi D.D., 14 vjeç.

Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas është konfliktuar me një shtetas tjetër, në brendësi të ambienteve të një shkolle 9-vjeçare në Korçë, në të cilën ishin të dy nxënës.

Shtetasi D.D, aktualisht po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia. 

Ndërkohë policia ka kapur autorin dhe e ka shoqëruar në polici për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes.