Një sherr me thika dhe sende të forta ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.3 në Kukës.

Policia thotë se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C..

Më pas, 34-vjeçari A.C., ka goditur me sende të forta E.K.

Si pasojë, A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.