Një plagosje me thika ka ndodhur ditën e sotme në Berat.
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku në sherr e sipër kanë përdorur edhe mjetet prerëse.
Shtetasit Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A.Gj., 45 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë).
Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.





