Policia ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar pasi gjatë një sherri ka tentuar të vrasë me thikë një 58-vjeçar.

Mësohet se sherri ka ndodhur në hyrje të qytetit të Tepelenës ndërsa në praga ka përfunduar shtetasi Edmir Korçari, 31 vjeç, banues në Fier.

Pas një debati, 31-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.