Tragjik ka qenë fati i një 17-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Mësohet se shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut, ndërsa si fillim deklaroi se ishte përplasur me makinë. Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, ku po ashtu deklaroi se është përfshirë në një aksident.
Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta.





