Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Kavajë pas nje sherri me thika mes adoleshentësh.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35.
“Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në lagjen “Nr.1” për motive të dobëta janë konfliktuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç dhe G. S., 17 vjeç, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi G. S., është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale” thuhet në njoftimin e policisë.





