Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Halil të Krujës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me një person tjetër.

Policia sqaron se ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

“Më datë 25.04.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Halil, Krujë, dyshohet pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (nuk ka lidhje me procesin zgjedhor) midis shtetasve M. B., dhe N. H., 29 vjeç  ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi N. H., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.