Një 25-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi, Jurgen Veliu, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Manastirit”, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar, i quajtur Marsel Jevgu, i cili dyshohet se është autori i plagosjes.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.





