Një 15-vjeçar në Pogradec është paraqitur për ndihmë mjekësore rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit, pasi është lënduar me thikë nga një 13-vjeçar.

Sipas asaj që njofton Policia, 15-vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë, ndërkohë 13-vjeçari është identifikuar dhe do të shoqërohet ne Komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.

15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.