Një i ri është plagosur me thikë ditën e sotme në Shkodër, pas një sherri me një person.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku i riu i plagosur është identifikuar si Igli Pallosha 19 vjeç.
Ai është qëlluar me thikë në bark dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





