KORÇË, 4 maj 2013- Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në qytetin juglindor, ku mësohet se 5 persona janë konfliktuar për motive banale mes njëri-tjetrit, dhe si pasojë edhe e gjendjes së tyre të dehur sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave.
Gjatë këtij sherri masiv me thika në qytetin e Korçës, 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Si pasojë e sherrit, kanë mbetur të plagosur rëndë dy vëllezërit Ardian e Arben Rushiti dhe Shpëtim Gjeloshi.
Ta plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal dhe po marrim mjekimet e nevojshme.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që ndërkohë që janë identifikuar autorët e plagosjes dhe po punohet për kapjen e tyre.





