Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin teksa kanë përdorur edhe thikë ditën e sotme në Tiranë.
Policia bën me dije se tre persona janë arrestuar, një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, për “Moskallëzimi krimi”, ndërsa është shpallur në keërkim një 27-vjeçar.
Mësohet se në pranga janë vënë M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe S. S., 39 vjeç. Ndërkohë po punohet për kapjen e M. Xh., 27 vjeç i dyshuar për veprën penale tentativë vrasje.
Këta persona, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim;
– S. S., 39 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. B., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Këta shtetas, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.





