ERSEKE – Dy persona janë plagosur rëndë me thika, pas një sherri për motive banale mes 4 të rinjve, në qytetin e Ersekës.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ersekë, kur 4 të rinj janë konfliktuar për motive banale dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me thika. 

Për pasojë janë plagosur rëndë Lorenc Dauti dhe Fatjon Muharremi, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë policia ka arrestuar 2 të rinjtë e tjerë që u përfshinë në sherr dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.