Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas një sherri që ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 në Sarandë, ku të plagosur mbetën Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj.
Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.
Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe Enea Qorri, i cili sipas policisë rezulton me precedentë penalë.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të saj.





