Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt me thika pasditen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Institut, ndërsa i plagosur ka mbetur personi i identifikuar si Olsi Meraj, 21 vjeç.
Meraj po stërvitej së bashku me shokun e tij, Kevin Gega, kur drejt tyre janë afruar një grup personash, të moshës 17 deri në 20-vjeç, të cilët mësohet se kanë pasur probleme me Gegën.
Ata kanë sulmuar më pas dy të rinjtë, duke goditur me thikë në fytyrë 21-vjeçarin. Meraj është dërguar në spitalin e Traumës, ku do t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa shoku i tij, Gega është dërguar në komisariatin nr.3, ku po merret në pyetje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit.





