Një sherr mes një grupi vajzash në Tiranë ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, ku tre prej tyre kanë përfunduar në spital.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht 2 shtetase, konkretisht G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





