Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat autori.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku shtetasi Ermal Çitizi 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gëzim Dika, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit Ermal Çitizi, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.