Një 34-vjeçar në Durrës është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me thikë një 36-vjeçar. Policia informon se ngjarja ka ndodhur me datë 04.06.2016, në lagjen nr.13, në zonën e Plazhit.

Nga burimet zyrtare mësohet se 34-vjeçari O.A., banues në Plazh, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë më thikë shtetasin E.F. 36 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të 34-vjeçarit u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" sipas nenit 88 të Kodit Penal.