Një adoleshent ka mbetur i plagosur në Durrës si pasojë e një sherri me thika.

Mësohet se i plagosuri, shtetasi Klevi Qosja, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja në fjalë ndodhi lagjen nr.17 të qytetit bregdetar, ndërsa nuk dihen rrethanat e sherrit, që çoi në plagosjen e adoleshentit.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Durrës/ Informacion paraprak

Në lagjen Nr. 17 Durrës pas një konflikti të çastit midis dy personave ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi:

K.Q., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në  Spitalin Rajonal Durres jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për dentifikimin dhe kapjen e  autorit .