Një konflikt fizik është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.6 në Durrës.

2 të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin pas një sherri për motive të dobëta.

Nën efektin e alkoolit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën, duke e goditur tjetrin në fytyrë dhe i shkaktuar një plagë në pjesën e sipërme të vetullës.

I plagosuri është transportuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.