Një sherr mes dy vëllezërve shqiptarë dhe një të treti ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Sherri nisi përmes telefonit pasi ata ishin duke luajtur lojëra elektornike.

Mediat italiane bëjnë me dije se dy shqiptarët me inicialet D.H., 21 vjeç dhe A.H., 24 vjeç kanë mbetur të plagosur me thikë.

Vëllai i madh ndodhet në gjendje të rëndë, ai është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Edhe 21-vjeçari u shtrua në spital si pasojë e plagëve të marrë, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në fillim, ka qenë vëllai i madh i cili ka dalë jashtë për tu sqaruar me personin që debatoi në telefon, por ai është goditur me thikë në bark dhe në këmbë.

Në ndihmë të tij, ka shkuar vëllai i tij i vogël, por edhe ky u godit me thikë nga agresori. Pas ngjarjes autori u largua menjëherë, ndërsa është shpallur në kërkim nga karabinierët.