Një sherr i rëndë me thika ka ndodhur pak caste më parë në lagjen nr.13 në Durrës.
Konflikti ka ndodhur pranë pasticeri “Pelikanit” dhe mësohet se deri më tani kanë mbetur të plagosur 2 vëllezër dhe janë arrestuar 5 persona.
Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë një konflikt i çastit, dhe si pasojë, dy vëllezërit e plagosur janë transportuar në spital gjersa nuk dihen detaje të tjera rreth gjendjes së tyre.
Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.





