Katër persona kanë mbetur të plagosur me thikë në qendër të qytetit të Elbasanit.
Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë postës, në një zonë tepër të frekuentuar.
Në sherrin me thika u përfshinë disa persona. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.





